Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndërtuar Saraje në Surrel në kundërshtim me ligjet ndërsa qytetarëve nuk u ka dhënë dokumentet e legalizimit.
“Po të shkoni në Surrel gjeni një vilë 57 metra të gjata themelet, me një kopsht 8300 metra i tëri i ndërtuar në kundërshtim me ligjet dhe e legalizuar 100 përqind dhe janë Sarajet e Edi Ramës, kurse të tjerëve u thotë ato dokumentet i mbani pastaj jua quaj legalizime apo jo”, tha Berisha.
Por, shtoi ai, po ju them se PD do të bëjë legalizim para urbanizimit. Kujtoni pak atë periudhë ku ne nuk kishim konflikte pasi ne bënim legalizim para urbanizimit.
“Arsyetohej se do të krijohen rrugë, kopshte. Ne dëmshpërblenim me çmim tregu. Nuk ka punë legalizimi, i quajmë të legalizuar, pastaj urbanizimi. asnjë konflikt. Kurse këta fusin buldozierë, u hedhin gaz foshnjave. Do legalizohet cdo shtëpi para cdo akti legalizimi”, tha Berisha.