Ballina Aktualitet Qeverisë i del salmonela rrugëve/ Bllokohen 6 markete dhe restorante në Vlorë,...

Qeverisë i del salmonela rrugëve/ Bllokohen 6 markete dhe restorante në Vlorë, tregtonin mish pule të kontaminuar

36
0

6 subjekteve në Vlorë u janë gjendur në ambientet e tyre mish pule me salmonelë gjatë kontrolleve të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Bëhet fjalë për disa markete dhe restorante të cilat tregtonin mish pule me praninë e salmonelës për klientët.

Lidhur me këtë situatë mësohet se nga nga Vlora është tërhequr një sasi e konsiderueshme e mishit të pulës me salmonelë ndërsa dyshohet se numri i subjekteve që kanë tregtuar apo servirur mishin me salmonelë, mund të jetë edhe më i madh.

Skandali me mishin e pulës me salmonelë

Një tjetër skandal ka një vend në lidhje me mishin e importuar nga Brazili. Më 11 mars të vitit në portin e Durrësit janë futur 27.000 kg mish pule i importuar nga Brazili. Kjo mish dyshohet është hedhur në treg, pa pritur përgjigjen e analizave. Ndërkohë që kur kanë dalë analizat, është gjetur që është gjithë mishi i importuar është i infektuar me bakterin e salmonelës.

Nga analizat e kryera në ISUV, tregohet se një sasi prej 27 ton mish pule ka rezultuar me salmonelë. Ndërkohë pas denoncimit të skandalit në media, ka reaguar edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. AKU tha se ka referuar rastin në Prokurorinë e Tiranës, për veprimet e mëtejshme të procedimit, për sa i përket elementeve të veprës penale për mosrespektimin e kritereve të informacionit të dhënies së informacionit. Në qendër të kësaj historie qëndron kompania Dimal Inc.

Nga të dhënat e mjekësisë, disa kompania nuk mori asnjë nismë për të pezulluar analizën e produktit deri në konfirmimin zyrtar të analizave. Mishi erdhi me probleme, u gjet me probleme dhe u shit në çdo rrjet ku kompania ka gjetur. Salmonela është një bakter që është helmim i rëndë i ushqimit, sidomos për fëmijët, të rriturit dhe personat me imunitet të dobët./ Dosja.al