Ballina Politika Reagon nga qelia Ilir Meta: Më 11 maj të heqim Ramën që...

Reagon nga qelia Ilir Meta: Më 11 maj të heqim Ramën që të heqim taksat

36
0

Edi Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët. Në 12 vite ai ka patur vetëm një objektiv, grabitjen, korrupsionin, zhvatjen dhe rritjen e pandalshme të taksave e të tarifave dhe asgjësimin e shërbimeve për qytetarët.
Duke votuar më 11 Maj për programin ekonomik “Made in Albania” të Shqipërisë Madhështore, shqiptarët do të votojnë për uljen e taksave dhe ndërtimin e një Shqipërie fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon.
Duke votuar më 11 maj për Shqipërinë Madhështore, shqiptarët në këtë mënyrë do të votojnë për rritjen e të ardhurave të familjeve të tyre, si dhe për rritjen masive të punësimit të mirëpaguar.

Ky program do të realizohet në mënyrë të padiskutueshme duke:

✅ Ulur numrin e shkallëve të ndryshme tatimore.
✅ Vendoset taksa e sheshtë 10% mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para nuk do tatohen.
✅ Taksa e sheshtë 10% mbi të ardhurat jo nga paga.
✅ Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
✅ Tavani vjetor për tatim fitimin zero për biznesin e vogël.
✅ Kufiri i përjashtimit nga TVSH do jetë 18 milion lekë xhiro vjetore.
✅ TVSH do ulet në 15%.
✅ Taksa e ndikimit në infrastrukturës do të ulet nga 8 përqind e çmimit të shitjes në 2% të preventivit.
✅ Taksa 3% e strehimit social mbi çmimin e shitjes do të shfuqizohet.
✅ Tarifa 1% e lejes së zhvillimit mbi vlerën e investimit do të shfuqizohet.
✅ Tarifa e rivlerësimit të pronës do ulet nga 5% në 1%.
✅ Akciza për birrën do jetë me dy fasho:
600 lekë hektolitri për prodhuesit mbi 200 mijë hektolitra në vit dhe 300 lekë hektolitri për prodhuesit nën 200 mijë hektolitra në vit.
✅ Çmimi i pullave fiskale nga 17 euro për 1 mijë pulla do ulet në 3 euro për 1 mijë pulla.
✅ Çmimi i pullave fiskale për verën do ulet nga 25 euro për 1 mijë pulla në 3 euro për 1 mijë pulla.
✅ Për verën, do të unifikohet akciza e lidhur me gradacionin e alkoolit. Akciza do të lidhet me prodhues të mëdhenj dhe të vegjël.
✅ Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë që është sot, do shitet në 6 lekë.
✅ Taksa e shitjes së pronës ulet nga 15% në 2%.
✅ Taksa e karburantit hiqet dhe në të gjitha pikat e shitjes së karburantit nuk mund të shitet karburant me ndryshim çmim plus/minus 10% me pompat e vendeve fqinje.
✅ Çdo shqiptar që vjen për të investuar në Shqipëri do të jetë 5 vite pa taksa kudo që të investojë, ndërsa për investimet në zonat malore 8 vite pa taksa.
✅ Do krijohet bordi që do monitorojë dhe kompensojë dëmet e krijuara nga lëkundjet e kursit të narko-euros.
✅ Për të rinjtë nën 30 vjeç, zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e parë të punësimit.
✅ Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç.
✅ Stimuj fiskalë dhe mbështetje financiare për investitorët nën moshën 35 vjeç që duan të investojnë në startup-e dhe inovacion.
✅ Për zonjat dhe gratë, zero tatim fitimi për vitin e parë të biznesit. Subvencionim i sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për 4 muajt e parë, me kushtin që gjysma e të punësuarve të jenë femra dhe të rinj.
Programi ekonomik “Made in Albania” i Shqipërisë Madhështore, ul ndjeshëm koston e jetesës dhe çliron ekonominë familjare dhe kombëtare.
✅ VOTO ILIR METAJ në Qarkun Tiranë!
✅ VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”