Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar një familje të prekur nga tërmeti në Durrës, ku ka akuzuar kryebashkiaken Emiriana Sako për korrupsion dhe diskriminim politik.
Gjatë vizitës, Berisha deklaroi: “Korrupsion edhe në fatkeqësitë natyrore. Diskriminim politik i egër në stilin e një narkodiktature”.
“Ndërsa të tjerët, i kanë rrafshuar dhe i kanë ngritur nga e para pa pasur asnjë dëmtim nga tërmeti, sepse janë të sojit që ndajnë paratë me ta. Këtyre ua grabisin pa ua dhanë,” tha Berisha, duke aluduar për abuzimet që po ndodhin pas tërmetit.
Ai e përshkroi Sakon si “një Gjush me pantallona” dhe e akuzoi për mosdhënien e bonusit të qirasë për familjet e prekura për një periudhë prej një viti e gjysmë.
“11 Maji është përgjigja,” theksoi Berisha, duke kërkuar mbështetje për Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme.
“Pra, pasurim edhe në fatkeqësinë e të tjerëve. Korrupsion edhe në fatkeqësitë natyrore. Diskriminim politik i egër në stilin e një narkodiktature. Është demokrat, dhe i grabisin, shuma që i takon, ka fituar edhe gjyqin. Por këtu mafia është mbi gjykatën dhe nuk pyet për gjykatën. Ndërsa të tjerët, i kanë rrafshuar dhe i kanë ngritur nga e para pa pasur asnjë dëmtim nga tërmeti sepse janë të sojit që ndajnë paratë me ta. Këtyre ua grabisin pa ua dhanë.
Dhe i thonë i ka marrë dikush tjetër. Por gjykata gjersa e shqyrtoi, ky i ka faktuar gjykatës se nuk i ka marrë. Po ai dikush tjetër, ai është një sekser i Sakos sepse Sako është një Gjush me pantallona. Sako është Gjushi biss me pantallona, asgjë tjetër, madje edhe më mëkatare se vetë Gjushi. Ndaj dhe 11 maji është përgjigjja.
Jo vetëm kaq, por ata kanë hall se ti nuk jep ryshfet. Ata ia kanë dhënë paratë e tua dikujt tjetër, kurse këtij i thonë se i ke marrë paratë. Por gjykata ka faktuar se ti nuk i ke marrë paratë”, u shpreh ai.