Ballina Aktualitet Seri skandalesh me ushqimin e kontaminuar, qeveria planifikon shkrirjen e Autoritetit Kombëtar...

Seri skandalesh me ushqimin e kontaminuar, qeveria planifikon shkrirjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

43
0

U dëshën dhjetëra skandale me ushqimin që qeveria të mendojë të shkrijë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Në shtator të vitit të kaluar me ndryshimet e bëra në projektligjin “Për inspektimet në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 60 të saj thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Autoriteti kombëtar i veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve do të zëvendësohet me fjalët “institucioni përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë” dhe “struktura përgjegjëse për inspektimi.

Pra e thënë më thjeshtë këto dy struktura ajo e ushqimit dhe e veterinarisë dhe bimëve do të jenë në një institucion të vetëm. Këtë e konfirmoi edhe ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në një prononcim publik. Ligji duhet të vihet në zbatim deri në fund të vitit 2025 pasi ende nuk kanë dalë aktet juridike. Në kontrollet që Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka ushtruar gjatë muajit Mars është konstatuar se kanë hyrë në Shqipëri dhjetëra tonelata me mish pule me salmonelë por jo vetëm kaq.

Më herët tonelata me mandarina të dërguara nga Shqipëria në Kroaci u konstatuan me pesticide. Në mes të skandalit të ushqimeve të kontaminuara, për sasinë e mishit të pulës me salmonelë të futur në Shqipëri nga Brazili, policia e tiranës shpalli në kërkim pronarin e kompanisë që i importoi ato dhe procedoi pronarin e kompanisë që i shpërndau në tregun shqiptar. Po hetohen gjithashtu edhe 3 inspektorë të AKU-së të cilët sipas policisë kanë lejuar futjen në treg të mishit me bakterin e salmonelës.