Ballina Aktualitet Shqipëria me tre luftanije/ Përforcohet flota detare, marrim një korvertë italiane

Shqipëria me tre luftanije/ Përforcohet flota detare, marrim një korvertë italiane

41
0

Flota detare e Shqipërisë do të marrë në dorëzim një korvetë italiane.

Anija do të jetë e tipit korvetë, nga klasi Cassiopea i marinës ushtarake italiane.

Keto anije luftareke jane te pajisura ushtarakisht dhe me detyra kryesisht ne mbrotje dhe mbikqyrje detare.

Parashikohet që kjo anije, pas një servisi dhe remonti të përgjithshëm, të jetë aktive për shërbim deri në 15 vitet e ardhshme.

Klasi Cassiopea është një seri prej katër anijesh patrullimi të marinës ushtarake italiane.

Ato u ndërtuan në fund të viteve 1980 sipas standardeve civile dhe janë të dizajnuara për patrullim në zona të sigurta.

Armatimi kryesor i anijeve të këtij klasi është një armë e vetme Oto-Melara 76/62 Allargato, me sisteme të kontrollit të armëve dhe zjarrit që përdoren nga fregatat e çmontuara të klasit Rizzo/Bergamini.

Anijet janë të pajisura gjithashtu me një kuvertë fluturimi dhe hangar të palosshëm për të akomoduar një helikopter.

Marrja e kwsaj anije luftarake u lajmerua te shtunen nga kryeministri Edi Rama nderkohe qe dorezimi i saj do te behet me nje ceremoni te posacem ne ditet ne vijim ku i pranishem pritet te jete edhe ministri italian i mbrojtjes, Guido Cresetto.