Ballina Politika Ylli Manjani: Ç’punë ka Britania me zgjedhjet në Shqipëri? Po Ambasadën ruse...

Ylli Manjani: Ç’punë ka Britania me zgjedhjet në Shqipëri? Po Ambasadën ruse kur do ta informojmë?

24
0

Ylli Manjani e quan qesharak takimin e kreut të SPAK, kryeprokurorit dhe kreut të KQZ-së, me ambasadorin britanik për zgjedhjet e 11 majit.

“E ç’a pastaj?! Ç’lajm është ky?!

Pastaj ç’punë ka Ambasada britanike që dashka të dijë si po përgatiten zgjedhjet këtu?!

Britania nuk është as OSBE/ODIHR, as Këshilli i Europës e as Bashkimi Europian.  Pse u dashka raportuar se si po ecin zgjedhjet këtu?!

Dua të them se Britania nuk ka asnjë mision monitorues në shtetin shqiptar. Ambasada e Britanisë funksionon vetëm  mbi bazën e një agreement-i dypalësh për interes reciprok, si të gjitha Ambasadat e tjera të huaja këtu.

S’kemi pyet ndonjëherë ne se si po përgatiten zgjedhjet në Britani!!! Ambasada e shteti jonë as e ka idenë se kush është prokurori i madh i Anglisë apo komandanti i zgjedhjeve atje..

Ambasadat informohen si gjithë të tjerët nga lajmet ose zyrat e marrëdhënieve me publikun, por jo nga drejtuesit e Institucioneve në takim zyrtar dhe me tam-tam mediadik.

Mund t’i informohen madje, sipas kohës, interesit reciprok dhe gatishmërisë edhe nga Ministria jonë e Jashtëme.

Ç’punë kanë dy drejtuesit më të lartë të Prokurorisë dhe i KQZ të informojnë një Ambasadë?!

Po Ambasadën ruse kur do e informojnë?!

Kot, po kot fare edhe takimet edhe lajmi mbi to. Madje është turp zyrtar, që tregon se sa pa dinjitet shtetëror jemi”, thotë Manjani.