Ballina Politika “Amerikanët i drejton Trump, jo kukullat e Sorosit”, mesazhi i fortë i...

“Amerikanët i drejton Trump, jo kukullat e Sorosit”, mesazhi i fortë i Këlliçit nga SHBA: PD merr 80 përqind të votave

54
0

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ishte i ftuar mbrëmjen e së dielës në një emision televiziv.

Ndër të tjera, ai foli për fluturimin e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se është kthyer i bindur se PD-ja do të marrë të paktën 80 përqind të votave të shqiptarëve që jetojnë në atë kontinent.

“Kam katër ditë që jam kthyer nga SHBA. Në takime me diasporën, në takime me faktorin dhe komunitetin shqiptar që jeton dhe punon prej 30 vitesh në SHBA. Ku për hir të së vërtetës mbështetja e atyre shqiptarëve që janë të regjistruar në SHBA dhe atyre që janë të regjistruar në Kanada do të jetë të paktën në masën 80 përqind për Partinë Demokratike dhe opozitën në Shqipëri, e them me bindje absolute”, u shpreh Këlliçi.

Çfarë pret PD nga SHBA?

“Të gjithë shqiptarët presin që PD t’i rikthehet marrëveshjeve normale. Ka ikur koha kur kërcënoheshin deputetët e PD-së se do të hanin bar nëse vendosnin vet se kë donin në krye të partisë. Sot amerikanët i drejton Trump dhe jo një kukull e Sorosit. Ne kemi thënë të vërtetën, sot po e thotë edhe zoti Trump për Sorosin”.