Nuk ka fitues në derbin e Manchesterit. Ndeshja mes United dhe Cityt, e luajtur në Old Trafford, përfundoi pa gola.
Me këtë rezultat, ekipi i Amorim e sheh veten në vendin e 13-të me 38 pikë. Të besuarit e Guardiolës janë në vendin e pestë me 52 pikë, një pikë më pak se Chelsea i vendit të katërt.
Kujtojmë që gjatë ditës është luajtur edhe Brentford-Chelsea (0-0).