Al Ittihad i drejtuar nga Laurent Blanc mori nje barazim befasues 2-2 ndaj Al Ahli ne fushen e ketyre te fundit.
Ishte goli i Karim Benzema ai që në fund i dha një pikë skuadrës së tij që ende nuk e ka mbyllur bisedën për titullin në Ligën Pro Saudite, duke qenë se me këtë rezultat Al Hilal mbetet ende 5 pikë larg me 8 ndeshje të mbetura.
Ndaj distanca mbetet e konsiderueshme, edhe nëse drejtuesit nuk përfitojnë plotësisht nga gabimi i ish-ekipit te Neymar, i cili humbi 3-1 dje ndaj Al Nassr (ku Ronaldo shenoi dy gola).
Ibanez e çau ngërçin në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 51-të, Moussa Diaby barazoi në minutën e 74-të, një epërsi e re për vendasit me ish-lojtarin e Brentfordit, Ivan Toney, por në minuten e 94-te erdhi goli i Karim Benzema per 2-2.