Ballina Lifestyle ‘Ishte një tragjedi, doja të ikja’, Tinka Kurti tregon jetën e saj...

‘Ishte një tragjedi, doja të ikja’, Tinka Kurti tregon jetën e saj në shtëpinë e të moshuarve: Kam pasur shumë probleme

63
0

Aktorja e njohur dhe “Artistja e Popullit”, Tinka Kurti, ka ndarë me publikun faktin se aktualisht jeton në një shtëpi për të moshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo gjatë një videomesazhi në emisionin “Big Brother Vip”.

Tinka Kurti ka treguar se në fillim kjo situatë i ka shpërthyer si një tragjedi, pasi asaj nuk i kishte pëlqyer aspak ideja e jetesës në një shtëpi për të moshuar. Ajo shpjegoi se i kishte pasur shumë vështirësi për të pranuar këtë vendim, por tani ajo ka gjetur shoqëri dhe një ambient të ngrohtë dhe të mirëpritur.

“Kam pasur shumë probleme, se kam pasur këtë fatin tjetër që unë erdha në këtë shtëpi që e shihni edhe ju që është një mrekulli, por për mua ishte një tragjedi dhe doja të nesërmen të ikja sa më parë. Kurse tani them kurrë më me ik sepse këtu ka njerëz të mrekullueshëm, këtu ka ambient shumë të bukur,” ka thënë Kurti.

Tinka Kurti është një nga aktoret më të njohura të teatrit dhe kinemasë shqiptare, me një karrierë që ka nisur që në moshën 16-vjeçare dhe ka pasur një kontribut të madh në kulturën shqiptare. Ajo ka interpretuar mbi 120 role në teatër dhe ka marrë pjesë në rreth 35 filma, duke u shquar për rolet e saj të fuqishme dramatike, si dhe për ato komike.

Ajo është vlerësuar me çmime të shumta, përfshirë medaljen “Mjeshtër i Madh i Punës”, dhe ka lënë një ndikim të paharrueshëm në artin shqiptar.