Ballina Politika Kryeministri Rama në Izrael, vizitë në Qendrën Mjekësore Sheba me të cilin...

Kryeministri Rama në Izrael, vizitë në Qendrën Mjekësore Sheba me të cilin QSUT ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi

23
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tel Aviv të Izraelit.

Ai ka zhvilluar një vizitë në Qendrën Mjekësore Sheba, me të cilën është firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT) në Tiranë.

Gjatë vizitën në qendrën shëndetësore, Rama tha se e kishte pritur prej kohësh të shkonte atje dhe se për të ishte një nder dhe privilegj i madh.

“Është një nder i madh dhe privilegj. Mezi po prisja të vija këtu prej shumë kohësh. Takimi u bë realitet por u bë realitet edhe takimi me mjekët dhe ekipin e spitalit Nënë Tereza. E vlerësojmë jashtëzakonisht shumë mbështetjen tuaj”, tha Rama.