Ballina Aktualitet “Kurse paratë dhe shmang mashtrimet”, Ambasada Amerikanë në Tiranë: Mos i beso...

“Kurse paratë dhe shmang mashtrimet”, Ambasada Amerikanë në Tiranë: Mos i beso askujt që të premton vizë me lekë

34
0

Ambasada Amerikane në Tiranë, për të disatën herë, lajmëron shtetasit shqiptarë që të bëjnë kujdes me marrjen e vizave për në SHBA-, duke mos rënë pre e mashtrimeve të disa individëve.

“Mos i beso askujt që premton të të ndihmojë të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, JO të të japin këshilla të mira. Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, TI je përgjegjës. Aplikimi yt do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet.

Kurse paratë dhe shmang mashtrimet – ne ofrojmë informacion falas se si ta plotësosh vetë aplikimin tënd këtu: https://bit.ly/4lfcAJL” – shkruan Ambasada në njoftimin më të fundit.