Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u tërhoq nga rekursi në Gjykatën e Lartë, duke bërë që të mbetet automatikisht në fuqi dënimi i tij me 2 vite burg.
Llalla dhe avokatët e tij që mesa duket nuk kanë pasur besim apo ndonjë pritshmëri tek Gjykata e Lartë, kishin kundërshtuar vendimin e apelit të GJKKO që la në fuqi shpalljen e tij fajtor për mosdeklarim e fshehje pasurie në disa raste.
Llallës i janë konfiskuar disa pasuri, ndër to një apartament në Durrës dhe sipërfaqe toke në periferi të Tiranës.
Ish-kryeprokurori është strehuar në Itali, ku i është bllokuar pasaporta ndërsa më herët Gjykata e Lartë i refuzoi edhe kërkesën për pezullim të dënimit me burg për shkak të sëmundjes që vuan ish-zyrtari i lartë.