Ballina Aktualitet Qumështi me vaj palme, në Shqipëri janë importuar 2.9 milionë litra gjatë...

Qumështi me vaj palme, në Shqipëri janë importuar 2.9 milionë litra gjatë vitit 2024! Por, për çfarë përdoret?!

32
0

Numri i krerëve të gjedhëve është gjithnjë në rënie, por kërkesat janë të rritje për shkak të fluksit të turistëve dhe volume nuk sigurohet gjithnjë me qumësht nga importi por me shtesa si vaj palme apo proteina qumështi.

Në vitin 2024 në Shqipëri janë importuar 2.9 milion litra vaj palme, sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, analizat laboratorike kanë treguar se qumështi i ambalazhuar përgatitet me vaj palme.

Për çfarë përdoret vaji i palmës tek qumështi dhe nënproduktet e tij?

Shpesh herë nëse do të duam të bëjmë gjalp nga qumështi ajo që mbetet mbetet me një sasi të vogël yndyre për ta nxjerrë në treg dhe që të jetë brenda normave dhe kërkesave të tregut do të duhet të shtohet yndyrë, sipas Sokol Abazit, ekspert i sigurisë ushqimore.

Dhe përse industritë përdoren këto shtesa tek nënproduktet e qumështit?

Përdoret sepse ka çmimin e ulët, rrit volumin pasi kërkesat janë të mëdha në vend që të ndërtojmë ferma përdorim shtesa.