Ballina Kosovë Radoiçiç tenton të sabotojë institucionet e Kosovës, nis shantazhet ndaj përfaqësuesve të...

Radoiçiç tenton të sabotojë institucionet e Kosovës, nis shantazhet ndaj përfaqësuesve të komuniteteve

26
0

Millian Radojçiq, një figurë e njohur për lidhjet e tij me grupe kriminale dhe shpallur terrorist nga institucionet e Kosovës, është duke ndërmarrë veprime destabilizuese për të penguar zhvillimin e institucioneve demokratike në Kosovë. Sipas mediave në Kosovë, ai po tenton të shantazhojë përfaqësues të komuniteteve joshumicë dhe të ushtrojë ndikim përmes kërcënimeve ndaj individëve të caktuar, me qëllimin për të zgjeruar në heshtje grupin parlamentar të Listës Serbe dhe për të bllokuar formimin e institucioneve të reja.

Radojçiq, i cili udhëheq në mënyrë faktike Listën Serbe, është akuzuar gjithashtu për ndërhyrje në zgjedhje dhe për organizimin e strukturave kriminale, duke shfrytëzuar këto grupe për të penguar integrimin institucional të Kosovës. Përveç shantazheve, ai dyshohet për përpjekje për të orkestruar protesta dhe për të përdorur grupe të maskuara kriminale dhe terroriste për të mbështetur agjendat destabilizuese të Beogradit dhe të Presidentit Vuçiq.

Veprimet e tij janë alarmuar nga strukturat e sigurisë, që kanë kapur biseda të incizuara që dëshmojnë përpjekjet për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë. Burimet ndërkombëtare kanë shprehur shqetësim të thellë për këto zhvillime, duke theksuar se veprimet e Serbisë kanë kaluar “vijat e kuqe” dhe se çdo tolerim i mëtejshëm është i papranueshëm për partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.