Shkencëtarët janë bërë pionierë në dizajne ultra të hollë të çipave për të rritur performancën llogaritëse. Një ekip kërkimor kinez ka zhvilluar një mikroprocesor gjysmëpërçues i trashë vetëm disa shtresa atomike, shkruan “Xinhua”.
Çipi WUJI është një procesor RISC-V 32-bit i bazuar në gjysmëpërçues dydimensionalë. Ai ka një arkitekturë me burim të hapur dhe fleksibilitet për projektimin dhe për konsumin e ulët të energjisë.
Mikroprocesori ka 5900 transistorë dhe një gamë të plotë standarde të qelizave që përmban 25 lloje njësish logjike. Ai mund të kryejë operacione të mbledhjes dhe zbritjes deri në 4.2 miliardë pika të dhënash, duke lejuar programimin e deri në 1 miliard udhëzime, deklaroi Zhou Peng nga Universiteti Fudan.
Sipas studimit, që u publikua në revistën “Nature”, qarqet logjike 2D janë projektuar në përputhje me përparimet në qarqet e integruara të silikonit, si dhe kanë një rrjedhë të optimizuar të procesit.
Ekipi hulumtues përdori algoritme inovative të inteligjencës artificiale për të mundësuar kontroll të saktë nga proceset e rritjes së materialit deri te proceset e integrimit, tha Zhou.
Qasja e ekipit ndaj prodhimit dhe dizajnit ka trajtuar me sukses sfidat kryesore të integrimit për qarqet 2D, duke rezultuar në një prototip mikroprocesor novator që demonstron potencialin e madh të teknologjisë së qarkut të integruar 2D përtej silikonit standard, sipas studiuesve.