Një furi raportimesh në median pro-qeveritare për shifrat e turistëve të huaj gjatë vitit 2024, krijojnë idenë se Shqipëria është shndërruar në një lloj parajse mbi tokë.
Raportet e INSTA-it, por së fundmi, edhe të Bankës së Shqipërisë, flasin për mbi 11 milionë turistë të huaj në vendin tonë gjatë vitit të kaluar, një shifër, e cila, nga ana tjetër, nuk është përkthyer aspak në rritjen e konsumit të brendshëm.
Kryeministri Edi Rama, i cili është përfshirë në fushatë elektorale për të marrë mandatin e tij të katërt qeverisës, e ka shndërruar temën e turizmit në një prej kuajve të tij kryesorë të betejës.
Ai nuk lë rast pa përmendur sukseset dhe ato që i konsideron si investime të mëdha për thithjen e turistëve të huaj.
Megjithatë, përtej fushatës propagandistike të tij, dega kryesore e turizmit në Shqipëri, ai bregdetar, është në një nivel, që është pak të konsiderohet skandaloz.
Turistët, si shqiptarë e të huaj, janë dëshmitarë të mungesës së investimeve, papastërtisë dhe infrastrukturës në pjesën dërrmuese të vijës bregdetare shqiptare.
Një panoramë të plotë jepet edhe në një Raport Auditimi Performance mbi “Menaxhimin e Plazheve Publike”, të publikuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH).
Informacioni i përmbledhur në këtë raport jep situatën reale të sektorit të turizmit, atë që e shohin çdo ditë, jo vetëm banorët e zonave, por edhe shumë e shumë të tjerë që zgjedhin të pushojnë në vijën bregdetare shqiptare.
Nga Jugu në Veri, gjendja skandaloze e plazheve publike
Të dhënat e përpunuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit tregojnë se plazhet publike, nga Jugu i preferuar e deri në Veri, janë në një situatë me të vërtetë skandaloze.
Në vijim, janë të renditura në mënyrë telegrafike situatat në pjesën më të madhe të plazheve.
– Në plazhet publike të zonës së Ksamilit është konstatuar mungesë e shërbimeve higjienike.
– Në plazhet e Himarës, në plazhin Lukovë:
– Plazhet publike janë pa roje dhe pa sinjalistikën e nevojshme.
– Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.
– Ka mungesë të investimeve në infrastrukturë nga ana e Bashkisë, rehabilitimi i rrugës, mungesa e ndriçimit, ujit, gjelbërimit, ka pasur kujdes të veçantë pastrimi i cili është bërë disa herë në ditë nga firma e pastrimit.
– Plazhet publike janë pa vrojtues dhe pa sinjalistikën e nevojshme.
– Në hapësirat publike nga ana e banorëve të zonës ngrihen çadra të pa çmontueshme me dru.
– Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.
– Në plazhin Qeparo dhe Porto Palermo:
– Në disa hapësira publike janë vendosur çadra të pa çmontueshme me drurë nga ana e banorëve të zonës.
– Në plazhin e Porto Palermos plazhet janë shfrytëzuar nga publiku si plazhe publike edhe pse janë të pa miratuara.
– Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.
– Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.
– Në plazhin Potam, Maraç & Himarë, në plazhet publike mungojnë sinjalistika ujore si edhe vrojtuesit e licencuar;
– Në plazhin e Livadhit, në plazhet publike mungojnë sinjalistika ujore, vrojtuesit e licencuar, si edhe kushtet e tjera si tualete, kabina zhveshje, dushe etj.
– Nga kontrolli në plazhin e Dhërmiut, është konstatuar në plazhet publike mungojnë sinjalistika ujore si edhe vrojtuesit e licencuar.
– Në Bashkinë Lezhë, lidhur me plazhet publike, gjatë monitorimeve janë konstatuar se një pjesë e parcelave të paracaktuara si plazhe publike në zonat bregdetare nën juridiksionin territorial të kësaj të fundit për shkak të terrenit nuk janë lehtësisht të aksesueshme nga ana e publikut.
– Zona bregdetare e Shëngjinit dhe ajo e Kunes kanë të paracaktuara si plazhe publike një numër shumë të vogël parcelash të cilat referuar fluksit të madh të turistëve si atyre ditorë, banorëve të Njësisë Administrative Shëngjin apo edhe atyre, të cilët kanë investuar duke blerë shtëpi pushimi në këto zona bregdetare, këto të fundit e kanë të pamundur përballimin e këtij fluksSipas vëzhgimeve të grupit të auditimit në plazhet publikë të bashkisë Vlorë, konkretisht në zonën e Lungomares dhe Pashalimanit, rezultuan jashtë çdo standardi
– Në Durrës dhe Kavajë, vendndodhja e plazheve publike është shpesh herë është në afërsi të derdhjes së ujërave të zeza, në territor me papastërti, apo distancë nga zonat historike të plazheve./Boldnews