Ballina Aktualitet ​86 vjet nga pushtimi italian i Shqipërisë

​86 vjet nga pushtimi italian i Shqipërisë

17
0

Më 7 prill të vitit 1939, Italia pushtoi Shqipërinë. Ishte një fushatë e shkurtër ushtarake nga Mbretëria e Italisë kundër Mbretërisë Shqiptare.

Konflikti ishte rezultat edhe i një gare pushtimesh midis kreut fashist Benito Mussolinit dhe atij nazist Adolf Hitler. Pasi ky i fundit kishte pushtuar Çekosllovakinë më 15 mars, pa njoftuar paraprakisht Mussolinin, diktatori italian vendosi të vazhdojë me aneksimin italian të Shqipërisë.

Mbreti Zog iku dhe pas shumë ndalesash në disa kryeqytete evropiane, familja mbretërore u vendos në Angli, ku qëndroi deri në vitin 1946 para se të shkonte në Egjipt, me ftesë të mbretit Faruk.

Në vitin 1955, familja mbretërore shqiptare në mërgim vendoset në Francë.