Pas një sezoni të cilin mund ta përkufizojmë si më spektakolarin ndonjëherë, LIGA E KAMPIONËVE mbërrin në çerekfinale. Mesjava e 8-9 prillit në kanalet TRING SPORT do t’i kushtohet futbollit të klasit dhe elitës absolute kontinentale.
4 super ndeshje, 8 super ekipe, për 2 super mbrëmje kampionësh.
Çdo skuadër, një rrugëtim, një mision. Çdo protagonist në fushë a stol, një objektiv individual apo grupi. Do të luhet gjithçka për gjithçka, pasi tashmë jemi në fazën ku humbja mund të jetë parantezë e eliminimit, në një kohë kur gara për trofeun më prestigjioz evropian është më e prekshme dhe e ndezur se kurrë.
BAYERN – INTER, E MARTË, 21:00, TS1
Me misionin italian për të çuar në shtëpi trofeun, kampionët ziklatër, të motivuar, fluturojnë drejt Gjermanisë, ku të martën i pret “makineria” e pandalshme bavareze. Në gjysmëfinale, për Inter dhe Bayern ka vetëm një vend dhe në Ligën e Kampionëve dhe Tring Sport ka sërish spektakël.
ARSENAL – REAL MADRID, E MARTË, 21:00, TS2
Ndërkohë po të martën, dueli i parë anglo-spanjoll elektrizon Evropën. Dy ekipe legjendare, dy super trajnerë dhe një paradë yjesh. “Gunners”-at e Londrës dhe “Mbretërorët” e Madridit do të garojnë mes tyre për të vetmin vend në gjysmëfinale dhe koha e së vërtetës është tani.
PSG – ASTON VILLA – DORTMUND, E MËRKURË, 21:00, TS1
Një tjetër mbrëmje, një tjetër magji. E yjet katalanas të Barcelonës, me synimin për të finalizuar një rrugëtim fantastik, shkojnë drejt Dortmundit, ku i pret “Muri i Verdhë” gjerman, me gjithë madhështinë e vet, për të parashtruar rrugën që përcakton një prej gjysmëfinalistëve.
BARCELONA – DORTMUND, E MËRKURË, 21:00, TS2
Po të mërkurën, një supersfidë franko-angleze. Në fushë, futboll klasi. Në letër, një mision i qartë, kualifikimi në gjysmëfinale. Paris Sg dhe Aston Villa, dy ekipe luftarake, për vetëm një vend.
Tempujt e futbollit evropian do të ushtojnë sërish dhe Liga e Kampionëve është gati për të dhuruar sërish magji dhe emocione.
Të Martën dhe të Mërkurën, të gjithë me sytë nga TRING SPORT.
Mirëprisni kampionët kudo që ndodheni me platformën më të madhe sportive në vend.