Kandidati i Demokratëve Euroatlantikë në Durrës Jon Myshketa, përmes një statusi ka ironizuar propagandën e bërë në rrjetet sociale me realitetin e vërtetë.
Në foto shfaqen rrugët me gropa që janë e vërteta e madhe e punës së munguar nga ana e qeverisë, që dhe pas 12 vitesh pushtet kërkon sërish pushte.
Myshketa u bën thirrje qytetarëve që në 11 maj të votojnë për ndryshimin dhe alternativën e demokratëve euroatlantikë.
Postimi i plotë
Realiteti Vs. Propaganda
Saga vazhdon….
Pamjet më poshtë janë përsëri të lagjjes Nr. 1 “i nderuar” kryeministëri vendit tim, deputet i qarkut Durrës, rruga Adrianët për më saktë.
Asnjë dozë hiperbolizmi a të pavërtete, pasi edhe pse në fushatë ku çdo kush mundohet të zmadhojë gjërat që të jetë sa më në vëmendje, qasja jonë është krejt ndryshe, vetëm bazuar në të vërteta dhe fotot flasin qartë.
Kjo është situata “i nderuar” deputet i qytetit tim që banorët hasin çdo ditë, qoftë duke e përshkruar në këmbë, rrezik për ndonjë aksident të mundshëm, pasi kalojnë fëmijë e të moshuar.
Qoftë përmes automjeteve duke I amortizuar para kohe e askush nuk mban përgjegjësi.
Këto janë kushtet pas 12 vitesh shkop magjik që ne njerëzit e thjeshtë duhet të përballemi çdo ditë, shumë larg BE e shumë larg propagandës tashmë bajate me të njëjtën melodi, përgjegjësi personale, kumbulla e dardha pas shpine etjj..
Po ju i “nderuar” deputet përgjegjësi minimalisht politike nuk do mbani si delegues e përzgjedhës i këtyre personaleve frutangrënës???
Mos e thëntë Zoti që banorët nga dëshpërimi të ngrihen e të marrin përsipër vetë ata rregullimin e rrugës pasi ku i dihet ndalohen nga organet e rendit për ndërtim pa leje siç ndodhi në Shijak në lagjjen Terzie e u ndaluan me motivacionin e cekur më sipër “Ndërtim pa leje ” ????????????????.
Qytetarët e Durrësit, Shijakut, Fushkrujës, Krujës e mbarë vendit kanë një përgjegjësi të madhe mbi shpatulla, duhet ta ndjejnë mirë peshën dhe vlerën e votës.
Ata do vinë të trokasin në dyert tuaja, dikush duke ju puthur duart ( hipokrizi e pështirë), dikush duke ju ofruar një vend pune, a një legalizim, a nxjerrjen e çertifikatës së pronësisë, dikush tjetër duke ju premtuar rroga e pensione me mijëra euro, a ndoshta dhe me presione për bukën e gojës a përmes grupeve kriminale siç e “do zakoni”, por miq ne nuk kemi nevojë për lëmoshë, por për atë që na takon e që e paguajmë shumë shumë shtrenjtë…
Më 11 maj 2025 është detyrim ndaj familjes, fëmijëve, vendit që të votojnë masivisht e zgjuar, jo më qorrazi, jo më për simbole pa vlerë brenda, jo më për të shkuarën, por për veten tonë, të ardhmen tonë, për njerëzit tuaj që ndajnë të njëjtat halle me ju e jo për qokatarë kryetarësh që nuk kanë asnjë detyrim ndaj jush por ndaj ” të nderuarve” .
#votonr4kea
#votojonuzmyshketa
#durresimeritonmeshume
#shqiperiameritonmeshume