Këngëtarja Katy Perry tërhoqi vëmendjen në çmimet Breakthrough në Santa Monica falë fustanit që kishte veshur.
Ajo zgjodhi një krijim me temina që mezi ia mbulonte gjoksin. Fustani është gjithashtu i prerë në anën e pasme. Ajo i mbuloi flokët me një stoli të bërë nga i njëjti material. Ajo e kompletoi pamjen e saj me grim të thjeshtë. Në humor të mirë ajo ka pozuar për fotoreporterët e pranishëm.
Në këtë event morën pjesë edhe shumë personazhe të tjerë të famshëm, duke përfshirë Lauren Sanchez, Jeff Bezos, Priscilla Chan, Mark Zuckerberg, Bill Gates, Salma Hayek.
Më 14 prill, Katy Perry do të fluturojë në hapësirë si pjesë e misionit të raketës NS-31, të udhëhequr nga Blue Origin.
Përveç saj, gazetarja amerikane Gayle King, ish prezantuesja Lauren Sanchez, ish-shkencëtarja e raketave të NASA-s Aisa Bowe, aktivistja për të drejtat e njeriut Amanda Nguyễn dhe producentja e filmit Kerianne Flynn po shkojnë gjithashtu në hapësirë.
Këngëtarja tha se për këtë udhëtim e ëndërron prej më shumë se 20 vjetësh. “Kur Blue Origin njoftoi se po planifikonte një mision rakete, u thashë se isha e para në radhë. Pastaj më thirrën dhe i thashë: “Vërtet? Mora një ftesë?”. Më pas më thanë se ishte hera e parë që një ekuipazh femër fluturonte në hapësirë”, ka thënë ndër të tjera ajo në një intervistë për revistën Elle.