Ballina Aktualitet Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri u paraqit në SPAK!...

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri u paraqit në SPAK! Dritëhijet e vartësit të Ballukut, dyshime për fshehje të ardhurash dhe misteri i apartamentit në Unazën e Re

22
0

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Ai ka mbërritur në këtë institucion mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:50, dhe ka hyrë në ambiente të SPAK pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Ende nuk ka informacione të sakta për arsyet e thirrjes së tij në këtë organ të akuzës. Myzyri është një nga vartësit e zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejton Komisionin e Prokurimeve Publike.