Ballina Sport Messi vazhdon të shënoj gola fantastik, por Inter Miami nuk merr fitore

Messi vazhdon të shënoj gola fantastik, por Inter Miami nuk merr fitore

11
0

Lionel Messi ka vazhduar duke dhënë kontribut për skuadrën e tij Inter Miami në MLS.

Inter Miami ka luajtur baras 1-1 në përballje me Toronton duke humbur edhe pozitën e parë në Konferencën e Lindjes.

Fillimisht në minutën e 38-të Messi shënoi për 1-0, por goli i argjentinasit u anulua për shkak të një ndërhyrje të palejueshme.

Pas kësaj ishin mysafirët që kaluan në epërsi me Federico Bernardeschin që shënoi nga afërsia për 0-1.

Megjithatë Messi doli sërish në skenë në minutën e pestë shtesë duke shënuar një gol të bukur për të barazuar shifrat në 1-1. Për Messin ky ishte goli i tretë këtë kampionat, teksa ka edhe dy asistime.