Ballina Europë Aksident tragjik në Milano të Italisë, humbi jetën 45-vjeçarja shqiptare Dorina Bardhi

Aksident tragjik në Milano të Italisë, humbi jetën 45-vjeçarja shqiptare Dorina Bardhi

67
0

Një aksident tragjik ndodhi të hënën në Milano të Italisë ku humbi jetën 45-vjeçarja shqiptare Dorina Bardhi. Ajo ishte duke udhëtuar me makinë bashkë me vajzën e saj 9-vjeçare kur u përplas me një kamion. Vogëlushja u dërgua me helikopter në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Aksidenti ndodhi në Pozzuolo Martesana pasditen e së hënës. Gruaja po udhëtonte në bordin e një Opeli që u përplas me një kamion përgjatë Cassanese në lartësinë e Cascina Piola, në pjesën lindore të Milanos.

Dinamika e saktë e aksidentit po hetohet nga policia lokale e Pozzuolos, e cila ka ndërhyrë në vendngjarje për të kryer hetimet. Sipas rikonstruksionit, makina që drejtohej nga 45-vjeçari po shkonte në drejtim të Pozzuolos, ndërsa kamioni po lëvizte në korsinë e kundërt, në drejtim të Melzos. Sipas asaj që ka dalë deri më tani, automjeti tip Opel Corsa për arsyet që po konstatohen aktualisht ka humbur kontrollin dhe është kthyer në korsinë e kundërt ku në moment po afrohej kamioni.

Më pas goditja, e dhunshme, dhe makina përfundoi jashtë rrugës. Qendra operative 118 dërgoi në vendngjarje dy autoambulanca, një makinë mjekësore dhe një helikopter shpëtimi. Nuk mund të bëhej asgjë për gruan: shpëtimtarët nuk mund të bënin gjë tjetër veçse konfirmonin vdekjen e saj.