Ballina Politika “E ardhmja e Shqipërisë është në BE”, shefja e diplomacisë së BE...

“E ardhmja e Shqipërisë është në BE”, shefja e diplomacisë së BE mesazhe në Tiranë: Keni mbështetjen tonë të plotë sa i përket çeljes së grup-kapitujve të tjerë

35
0

Kaja Kallas, përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian mbërriti sot në Tiranë, në sajë të turit të vizitës në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama ajo u shpreh se BE mbështet rrugën e Shqipërisë drejt BE.

“Ajo që dëshiroj rtë them, është që nuk ka ndonjë qark të shkurtër për të arritur me anëtarësimin në BE me reformat. Ju keni mbështetjen tonë të plotë sa i përket çeljes së grup-kapitujve të tjerë. E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Unë me kënaqësi kam parë dhe nënshkrimin 90 milionë euro me Bankën Europiane për rindërtimin e hekurudhën që do të lidhë portin e Durrësit me Rrogozhinën, pjesë e korridorit të tetë”, tha ajo.

Reformat e BE-së kanë disa faza në lidhje me sundimin e ligjit. Së pari është miratimi i reformave dhe faza e dytë është zbatimi i tyre. Kjo është shumë e rëndësishme për qytetarët, që të shohin se të gjithë po e marrin shumë seriozisht luftën kundër korrupsionit”, tha ajo në lidhje me sistemin e drejtësisë.