Gjithashtu, gjatë shoqërimit në polici, ai kanosi dhe kundërshtoi efektivët.
Sapo janë njoftuar se një shtetas kishte goditur me send të fortë, shërbimet e Urgjencës së spitalit të Durrësit dhe autoambulancën me të cilën ato kishin shkuar për t’i ofruar asistencë mjekësore, në banesë, në fshatin Përlat, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat, është vënë në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. D., 39 vjeç, i cili gjithashtu, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kanosur dhe kundërshtuar, për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.