Ballina Sport Habit mbrojtësi i Interit: Do ta lë futbollin, po fitova Championsin

Habit mbrojtësi i Interit: Do ta lë futbollin, po fitova Championsin

0
20

Goli dhe asistet e para në Serinë A kanë ardhur me kohë, por Jan Bisek dëshiron të kalojë si protagonist edhe ndeshjet e Championsit.

Ajo e orës 21:00 kundër Bayernit është një prej tyre, aq më tepër që për mbrojtësin e Interit është dhe një lloj derbi duke qenë se është gjerman.

I kontaktuar nga “BILD”, ai ka dhënë edhe deklaratat në vijim.

Çfarë prisni nga kjo përballje e parë me Bayernin?

Do të takohemi me një ekip shumë të organizuar. Një skuadër që synon të ketë topin. Edhe pse në thelb ne gjithashtu na pëlqen të kemi zotërimin e topit. Për më tepër, nuk na pëlqen fare të pësojmë gola. Kurrë.

Cili është favorit?

Këto ndeshje vendosen nga detajet dhe nuk ka favoritë . Ashtu si Bayerni, edhe ne kemi lojtarë fenomenalë në çdo rol.

Unë do të thoja se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për asnjërën skuadër, dhe kjo është ndoshta arsyeja pse presim me ankth të shohin se si do të përfundojë. Jam i bindur se ne do të kalojmë në raundin tjetër.

Mendoni se mund të triumfoni në Europë?

Më kujtohet ende momenti kur fituam skudeton në derbin kundër Milanit; edhe kur u prezantua trofeu dhe pastaj morëm autobusin nëpër qytet.

Nuk do t’i harroj kurrë ato ditë. Por fakti është se në sport, pas kësaj, thjesht vazhdohet. Edhe pse fituam titullin tonë të 20-të, ajo arritje u bë shpejt histori. Tani është vetëm çështje për të ndjekur titullin e radhës.

Çfarë do të bëni nëse fitoni Champions-in?

Do të ndaloj së luajturi futboll, sepse nuk ka asgjë më të mirë (qesh). Jo, po bëj shaka. Është ende herët për të menduar për atë.

Jemi vetëm në çerekfinale dhe kemi ende shumë skuadra të forta në rrugën tonë. Por ëndrra ime është padyshim që një ditë ta fitoj këtë trofe.