Ballina Sport Kryeqyteti me stadium të ri! Pas një telenovele të zgjatur disa vite,...

Kryeqyteti me stadium të ri! Pas një telenovele të zgjatur disa vite, më në fund, stadiumi historik “Selman Stërmasi” do të ketë një fytyrë të re

36
0

Pas një telenovele të zgjatur disa vite, më në fund, stadiumi historik “Selman Stërmasi” do të ketë një fytyrë të re në të ardhmen dhe impianti bashkë me zonën përreth do të ndryshojnë plotësisht.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, i është gëzuar suksesit në derbi të ekipit të tij, por edhe faktit që bardheblutë së shpejti do kenë një stadium të ri.

“Të flasim për vazhdimësinë tani, të shohim çfarë do të bëjmë.

Shpresojmë që skuadra të ecë përpara, ju përgëzoj të gjithëve për interesimin ndaj këtij klubi se kam parë gjatë kësaj kohe edhe në mediat që ne i kemi dhënë të drejtën televizive që nuk ka absolutisht asnjë lloj interesi për klubin e Trianës. Nëse duhet argument, është i thjeshtë.

Është gëzim shumë i madh që kryeministri miraton ndërtimin e një stadiumi, kur vjen puna mediat sportive ngado nuk thanë asnjë koment që ky është një gëzim i madh se kryeqyteti do bëhet me stadium të ri”.

A jam pjesë e stadiumit të ri? Për të dhënë një përgjigje nuk më dalin as 50 orë, kam shumë gjëra për të thënë për klubin, futbollin, kampionatin shqiptar. Në ditët në vazhdim mund të flasim shumë gjëra, mund të them që një gjë që unë jam pjesë e brendshme e stadiumit.

E di që nuk ju intereson në përgjithësi shumë njerëzve, për atë stadium është bërë ndoshta edhe kjo zallamahi e madhe që nuk ka pushuar. Unë jam pjesë e stadiumit, ju përshëndes, urojmë e jam i bindur që do të ecim përpara dhe klubi do të shkojë në majat shumë të larta në vitet e ardhshme”

Projekti i dizajnuar nga “OMA” pret dritën jeshile për t’u vënë në zbatim bashkë me investitorët ndërkombëtarë e shqiptarë për stadiumin e Tiranës. Stadiumi i ri do të jetë i kategorisë IV të UEFA-s, që do të thotë i gatshëm për të pritur ndeshje të niveleve më të larta, përveç finaleve shumë të rëndësishme që kërkojnë stadium me mbi 50 mijë vende

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është publikuar një video se si do të jetë stadiumi pas përfundimit.

“Selman Stërmasi”, emër i vendosur sipas legjendës së klubit bardheblu, u përdor deri në vitin 2010 edhe nga dy klubet e tjera të kryeqytetit Dinamo dhe Partizani. Stadiumi u ndërtua në vitin 1956 dhe u emërua stadiumi “Dinamo” deri në vitin 1991 kur iu dha emri i ri. Aktualisht stadiumi ka 9 mijë e 500 vende dhe u është nënshtruar disa herë rikonstruksioneve të ndryshme.