Ballina Sport Mesazhi i Ronaldos për ndarjen nga jeta të trajnerit që e zbuloi

Mesazhi i Ronaldos për ndarjen nga jeta të trajnerit që e zbuloi

0
41

Cristiano Ronaldo reagoi ndaj vdekjes së Aurélio Pereira-s, personi që e zbuloi si talent futbolli, duke shprehur mirënjohjen për gjithçka që trajneri kishte bërë për të në karrierën e tij.

“Një nga simbolet më të mëdha të formimit në futbollin botëror na la, por trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë,” shkroi CR7 në rrjetet sociale, krahas një fotografie ku shfaqen të dy në Pallatin e Belémit.

Një marrëdhënie prej afro 30 vitesh u përmblodh kështu:

“Kurrë nuk do të ndal të jem mirënjohës për gjithçka që bëri për mua dhe për shumë lojtarë të tjerë. Lamtumirë gjithmonë, Zoti Aurélio, faleminderit për gjithçka. Pushofsh në paqe.”