Ballina Politika Pjesë e ekipit të LaCivita, PD zbulon një nga emrat e amerikanëve...

Pjesë e ekipit të LaCivita, PD zbulon një nga emrat e amerikanëve që do të drejtojë fushatën e koalicionit “PD-Shqipëria Madhështore”!

0
33

Drejtori i Komunikimin në PD, Alfred Lela dhe zëdhënësja Floriana Garo kanë zbuluar një nga drejtuesit e ekipit të Chris LaCivitas që do të udhëheqë fushatën elektorale të koalicionit të Partisë Demokratike, Shqipëria Madhështore.

Ai është Philip Griffin, konsulent dhe pjesë e ekipit të Chris LaCivita, të cilët  kanë marrë përsipër të ndjekin nga fillimi deri në fund demokratët ne garën elektorale  të 11 majit.

Në statusin e saj, Floriana Garo shkruan se janë tre, amerikanet e fushatës.

Ndërkohë që ka pozuar krah Philip Griffin.

Burime nga demokratët bëjnë me dije se në fundjavë do të bashkohen edhe drejtuesi i fushatës Chris LaCivita.