Ballina Kulturë Robert De Niro merr vlerësimin e madh në Kanë

Robert De Niro merr vlerësimin e madh në Kanë

30
0

Robert De Niro, legjenda e kinemasë, do të marrë Palmën e Artë të Nderit për të gjithë karrierën e tij, gjatë ceremonisë së hapjes së Festivalit të Filmit në Kanë, më 13 maj.

14 vjet pasi ishte president i Jurisë në 2011, aktori, regjisori dhe producenti amerikan do të shpërblehet gjatë këtij edicioni të 78-të dhe do të takojë pjesëmarrësit e festivalit në skenën e “Salle Debussy”.

Ndër aktorët më të mirë në historinë e kinemasë, De Niro vazhdon të përfaqësojë një pikë referimi për Hollywood-in.

10 interpretimet e tij që kanë hyrë në histori janë:

1 – Mean Streets (1973)

2 – Taxi Driver (1976)

3 – The Deer Hunter (1978)

4 – Ragging Bull (1980)

5 – Once Upon a Time in America (1984)

6 – The Untouchables – (1987)

7 – Good Fellas (1990)

8 – Heat (1995)

9 – Jackie Brown (1997)

10 – The Irishman (2019).