Ballina Europë Vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali/ I dashuri: Ilarian e vrava se...

Vrasja e 22-vjeçares shqiptare në Itali/ I dashuri: Ilarian e vrava se më kërkoi listën e notave

0
64

Mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje nga vrasja e Ilaria Sulës nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson që tronditi të gjithë Italinë. Il Messaggero ka zbërthyer dëshminë e autorit, i cili tregoi se çfarë e shtyu atë në krimin makabër.

Ai tregon se raporti i tyre po shkonte drejt fundit, gjë të cilën Samson nuk e pranonte dot. “Isha gati që të luftoja që Ilaria të kthehej si e dashura ime”, tha si fillim autori. Samson tregoi se si lindi raporti i tyre. “Ne jemi takuar në vitin 2023 dhe më 30 prill të atij viti konfirmuam lidhjen tonë. Ne kishim një marrëdhënie normale si çdo çift me ulje-ngritjet tona.

Situata ndryshoi kur Ilaria më kërkoi të shihte notat e provimit të universitetit rreth dy-tre muaj më parë. Ky ka qenë gjithmonë një problem i madh për mua, një traumë që më ka ndjekur që nga shkolla fillore. Gjithmonë kam pasur ankth për sa i përket performancës time përpara prindërve. Ilaria më dha ultimatum se nëse nuk ia tregoja, atëherë do më linte”, tha Samson.

“Ilaria ishte e paqëndrueshme. Herë më trajtonte si të dashur dhe herë si një mik të thjeshtë”. Ai më pas tregoi se nuk e pranonte dot ndarjen dhe pse të gjithë miqtë e tij i kishin thënë që të hiqte dorë.