Ballina Ekonomia 393 profile risku, si gjurmohen bizneset nga Dogana

393 profile risku, si gjurmohen bizneset nga Dogana

22
0

Në sistemin doganor shqiptar veprojnë 393 profile risku aktive në import-eksport dhe 80 në tranzit. Bazuar në fushat e riskut, struktura e profileve rezulton të jetë kryesisht profile me qëllim kontrollin për siguri, keqklasifikim, vlerë dhe akcizë të mallrave, përkatësisht 39%, 27%, 6% dhe 5%.

Gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2024, puna e specialistëve të riskut ka konsistuar në zhvillimin e analizave të detajuara në funksion të identifikimit të fushave të riskut, fiskale dhe jofiskale, si dhe analizimit/vlerësimit të fenomeneve si keqklasifikime tarifore, siguri, akcizë ekonomikë me risk, apo mbi operatorë të lartë, etj që pengojnë Administratën Doganore Shqiptare në realizimin e detyrave/misioneve të saj.

Profilet e riskut që i përkasin vitit 2024, ruajnë të njëjtën strukturë si ajo ekzistuese, pra pjesa më e madhe e tyre ka natyrë fiskale, konkretisht rreth 49% e totalit të profileve. Ndërsa pjesa tjetër me rreth 39% e totalit të profileve, përbëhet nga profilet e sigurisë.

Për këtë vit, administrata doganore do të ketë sërish si prioritet zhvillimin e Moduleve të Avancuara të Riskut. Planifikohet që Integrimi i moduleve të reja teknologjike për analizën e riskut do të mundësojë identifikimin më të saktë të ngarkesave me risk të lartë, duke përdorur algoritme të avancuara dhe inteligjencë artificiale.

Po ashtu synohet edhe reduktimi i mëtejshëm i kontrolleve fizike dhe dokumentare: Duke zbatuar moton “kontrollo më pak të kontrollosh më mirë”, me qëllim uljen e numrit të kontrolleve fizike, duke u fokusuar vetëm në rastet me risk të lartë. Kjo masë pritet  të përmirësojë efikasitetin dhe do të reduktojë kohën e pritjes për operatorët ekonomikë.

Paralelisht parashikohet rritja e kapaciteteve profesionale të stafit doganor për përdorimin efektiv të moduleve të reja të riskut dhe për zbatimin e metodologjive moderne të menaxhimit të riskut përmes trajnimeve të vazhdueshme.