Në takimin me të rinjtë, Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, theksoi se pas 12 vitesh qeverisje, Shqipëria ka përjetuar vetëm korrupsion, dështime dhe varfëri. Me të rinjtë që kishin veshur bluzat me frazën që tashmë është bërë popullore 7×7=313, Basha u bëri thirrje qytetarëve të refuzojnë një mandat të katërt me Ramën, duke e cilësuar si të papranueshëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe rinisë.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për një ndryshim të vërtetë dhe për mbështetje të pakushtëzuar për SPAK-un në luftën kundër korrupsionit. Basha i bëri thirrje atyre qytetarëve që duan të votojnë këtë qeveri, të mendojnë për të ardhmen e vendit dhe për të rinjtë që po largohen masivisht nga Shqipëria.
Basha tha se e vetmja alternativë në zgjedhjet e 11 majit është Koalicioni Euroatlantik i cili kupton dëshirat, projektet, vizionin tuaj për të nesërmen.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Pas 12 vitesh të qeverisë Rama, a mund ta imagjinoni edhe katër vite të tjera me këtë njeri? Pas 12 vitesh korrupsion, dështime, varfëri, a mund të imagjinohen edhe katër vite të tjera. Për çfarë, për më shumë varfëri? Për më shumë korrupsion? Për më shumë dështime. Sigurisht që jo, kjo është e papranueshme për të gjithë ne. Por pyetja nuk i drejtohet shumicës së shqiptarëve që e dinë se duhet ndryshim, por ndryshimi i vërtet ama. Pyetja i drejtohet një pakice të cilët prap se prap mendojnë të shkojnë të votojnë njeriun i cili ka shtruar korrupsionin në çdo cep të vendit, i cili nuk jep dot përgjigje se ku i ka shokët, i cili nuk mund të bëjë asgjë më shumë se sat ë thellojë varfërinë, rrënimin e arsimit, largimin e rinisë. Dhe pyetja ndaj këtyre është ai i keni mend, ai keni trutë në kokë, a keni zemër, a ju dhimbset Shqipëria? Aju dhimbset familja juaj, a ju dhimbsen fëmijët tuaj, a nuk keni turp t’i shikoni në sy, si mund të vazhdoni pas një njeriu që ka sjell vetëm korrupsion, vetëm varfëri, vetëm emigracion masiv të rinisë.
A ka rrugë, sigurisht që ka rrugë. Dhe rruga nuk është për fat të keq ata që e kanë marrë peng Partinë Demokratike dhe që propozojnë si kandiat për deputet Ilir Metën, apo Elvis Roshin. E vetmja alternative në këto zgjedhje është ajo që realisht do të luftojë korrupsionin, duke i dhënë mbështetje pa kushte SPAK-ut, duke bërë të mundur që të shkojë deri në fund ajo që ka nisur, pastrami i plotë i politikës dhe mbushja me kapacitet të plotë e 7×7-313.
Paratë eshqiptarëve s’mund të jenë në të njëjtën kohë edhe në xhepat e Edi Ramës, edhe në xhepat e shqiptarëve. E ardhmja e shqiptarëve nuk mund të mbetet peng i shokëve të tij tek 7×7-313. Ndaj, me të rinjtë dhe të rejat kemi nisur këtë rrugëtim dhe duke iu dëgjuar ju, duke u përpjekur t’ju kuptojmë dëshirat, projektet, vizionin tuaj për të nesërmen, edhe ju kemi besuar sepse sot realisht Koalicioni Euroatlantik ka numrin më të madh të kandidateve dhe të kandidatëve për deputetë me të rinj.