Ballina Politika Basha në ditën e parë të fushatës: O me Ramën dhe shokët...

Basha në ditën e parë të fushatës: O me Ramën dhe shokët e tij te 313-a, ose me të ardhmen e Shqipërisë

54
0

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, nisi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit nga Peza e Vogël, Tiranë. Në një postim në Facebook, Basha tha se shqiptarët kanë përpara vetëm dy rrugë: “O me Ramën dhe shokët e tij te 313-a, o me të ardhmen e vendit”.

Postimi i Lulzim Bashës:

“Peza e Vogël!

Ne besojmë se korrupsioni dhe varfëria mund të mposhten, prandaj japim mbështetjen tonë të palëkundur për SPAK-un dhe punojmë çdo ditë, me përkushtim, që të rinjtë e të rejat të mos detyrohen të largohen nga Shqipëria për shkak të Edi Ramës dhe shokëve të tij të 313-ës.

Më 11 maj ka vetëm dy rrugë:

O me Ramën dhe shokët e tij te 7×7=313,

O me familjen tënde dhe të ardhmen e saj!

Beso te Shqipëria!

Voto nr. 4 – Voto Koalicionin Euroatlantik!”