Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri nga studio e A2CNN u shpreh se Sali Berisha në këto zgjedhje duhet të marrë një votë më shumë sesa mori Lulzim Basha në 2021.
Nëse Berisha del me dobët se Lulzim Basha në 2021, sipas Xhaferrajt duhet të tërhiqet që të krijojë një rikonceptim të opozitës.
Xhaferraj po ashtu e sheh të pamundur këtë rezultat pasi Lulzim Basha në 2021 mori i vetëm pa LSI rreth 620 mijë vota.
Kurse në zgjedhjet e fundit të 2023 Berisha bashkë me Metën dhe aleatë të tjerë morën 500 mijë vota, duke kandiduar në shumicën e bashkive me një kandidat.
Kujtojmë se Xhaferraj u tërhoq dhe nga primaret e Berishës, duke hedhur dhe dritë mbi farsën e madhe që u bë me të ashtuquajtuar primare.