Nga Sami Arifi
-Abdullah Hamid Musliu u lind në fshatin Talinoc të Muhaxhirëve në vitin 1919, komuna e Ferizajt. Abdullahu ishte i internuar në kampin fashist të Vjenës. Pas Luftës së Dytë Botërore (LDB), që nga viti 1945, ai mbante lidhje me Adem Gllavicën, por edhe me Komitetin Qëndror (KQ) të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH) në Shkup. Atdhetari, Abdullah Hamid Musliu, arrestohet nga UDB-ja me 27 dhjetor të vitit 1946, ai nxjerrët në gjyq bashkë me grupin e Ajet Gërgurit dhe dënohet 10 vite burg të rëndë, ai nga vështirësit që pati në jetë, edhe pas burgut, ai lëshoj vendin emigron për të jetuar në Turqi.
-Aziz Zhilivoda-Krasniqi u lind në fshatin Zhilivodë, ai në vitin 1941 punojë si xhandar në Podujevë (Besianë), Lluzhan dhe Besi, më vonë punoi edhe në Vushtrri. Azizi ishte pjesëmarrës edhe në Luftën e Drenicës, ndërsa pas vrasjes së Komandantit Shaban Palluzha dhe Mehmet Dradicës, ai e vazhdon rrezistencën në kuadër të organizatës LNDSH.
Azizi ishte pjesë e, siç quhej, e “Besëlidhjes së Madhe” kundër komunizmit dhe poashtu ishte pjesëmarrës në Kongresin e Blinajës, ai u mor me organizimin pastaj, edhe me sigurinë e Kongresit. Atdhetari Azizi për shumë kohë ishte i lidhur ngushtë me Shtabin e Organizatës Nr.2 tē LNDSH-së së Ajet Gërgurit. Azizi në vitin 1949 ikë në Shqipri, disa herë kishte kaluar kufirin ilegalisht Jugosllavi (Kosovë)-Shqipëri, ai më 5 mars ndërroi jetë në Shqipēri.
-Bahtir Dumnica, bashkëpunoi me atdhetarë të mdhënj siç ishin: Adem Gllavica, Ibrahim Kelmedi, Hysen Tërpeza, Qazim Llugaxhia, Kapiten Bajrush Xhakli, Hasan Kabashi e shumë të tjerë, Bahtiri ishte njëri nga drejtuesit e Shtabit të Qëndresës së Kosovës…
Atdhetari Bahtir Dumnica, veproi kundër reparteve partizano komunistve të Brigadës së Mbrojtjes Popullore të Kosovës në Gadime, më 16 mars 1945, për të cilën mbahet mend në popull në luftën me kompaninë e tij prej 100 vetësh. Bahtir Dumnica gjatë kalimit të kufirit jugosllavo-grek, në nëntor të vitit 1945, nga armiqtë u qëllua në plumba dhe ra në përjetësi.
-Daut Hashani u lind në Obiliq (Kastriot), ai u gjetë në pozitën e zëvendës komandantit të milicisë në Fushë Kosovë, ku në atë kohë kryetar i komunës ishte Vesel Sogojeva, ndërsa kryetar i rinisë në pushtetin e riinstaluar komunist ishte Ramadan Berisha, që dytë i dhanë ndihmesë të rëndësishme Organizatës së Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-së), duke pasur parasysh se Fushë Kosova ishte qendër dhe udhëkryq i rrugëve që shpien drejt Drenicës, ku, ishte selia e Organizatës nr.2 e Shtabit të Ajet Gërgurit. Një rolë të rëndësishëm pati Daut Hashani, ai pati shumë rëndësi që e ndihmoi këtë Organizatë, Dauti përveç tjerash arriti që ta furnizoi këtë Shtab me armë e municion. Dauti si shpëtoi syrit famëkeq të UDB-së, ai u nxor para Gjyqit Ushtarak në Prishtinë dhe u dënua me 20 vite burgë të rëndë.
-Fejzë Domaneku-Sahiti-Orllati-Bytyqi, u lind në fshati Domanek në vitin 1891, rrjedhte nga një familje e pasur, por që ishin me tradita kombëtare patriotike.
Kulla e tij ishte strehimore e sigurt e Shtabit LNDSH=së nr.2. të cilën e udhëheqte Ajet Gërguri, në Kullën e tij u mbajt edhe Kongresi i Katërtë i Ballit Kombëtar apo si mund të quhej Kongresi i Besëlidhjes së Madhe Shqiptare kundër komunizmit, dhe gjithashtu më 13 e 14-ë maj të vitit 1946 takimi për t’u kjartësuar se kush do të jetë udhëheqës i Organizatës së LNDSH-së nr.2, u konfirmua se vazhdoi udhëheqjen Ajet Gërguri.
Atdhetari Fejzë Domaneku kishte marrë pjesë në shumë tubime dhe, gjithashtu ishte i pranishëm në Kongresin e Katërtë dhe të Pestë në Blinajë. Atdhetari Fejzë Domaneku u arrestua nga UDB-ja dhe u dënua nga Gjyqi Ushtarak në Prishtinë, më 6 janar të vitit 1947, me 15-të vite burg të rëndë.
-Ramadan Musli Agushi u lind në vitin 1922 në fshatin Tërpezë, ai pas Luftës së Dytë Botërore (LDB) punonte mësues, ishte anëtar i Komitetit të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare (LNDSH-së) të rrethit të Gjilanit.
Atdhetari Ramadan Agushi mbante kontakte dhe vepronte bashkë me Hamdi Berishën.
Ramadan Aushi, ai arrestohet më 21 tetor të vitit 1946, dhe u dënua në procesin Gjyqësor të Gjilanit, i cili proces zgjati prej 1 deri më 6 shkurt të vitit 1947, Gjykata i shqiptoi dënimin prej 7 viteve burg të rëndë. (Nga Libri i autorës, Sabile Keçmezi-Basha, Të burgosurit politik shqiptarë. Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2010. Fq, 257,335.)
-Rexhep Shema-Dajkoci, u lind në fshatin Dajkoc më, 31.07.1909, ai në vitin 1929 ishte shpërngulur në Shqipëri në rrethin e Lushnjës, aty merrej me bujqsi, por ai në tetor të vitit 1942 kthehet në Gjilan, dhe punoi në një dyqan tregtie deri në vitin 1944. Rexhepi në fund të vitit 1944 i bashëngjitet të ashtquajtur LNÇ-së në Brigadën e VII kosovare, i cili në këtë Brigadë arrin deri në Banat dhe mbetet në veprim ushtarak deri më 2 shtator të vitit 1945. Atdhetari Rexhep Shema zgjedhet, më 17 maj të vitit 1946, kryetar i Komitetit të LNDSH-së, ai ishte anëtarësuar në këtë organizatë më 14 maj 1946, ai mori pjesë e në Kongresin e Blinajës. Rexhepi më 21 tetor të vitit 1946 u arrestua nga OZNA dhe në shkurt të vitit 1947 në Gjykatën e Qarkut në Gjilan u dënua me 15 vite burg të rëndë dhe me punë të detyrueshme.
-Rexhep (Dibran) Gjeli- u lind në fshatin Likoshan të Drenicës, ai ishte aktiv në mbrojtjen e kufijve në Plavë e Guci, Sanxhak, Koloshin, Shalë po edhe në vende të tjera. Rexhepi ishte në Brigadën e Drenicës, në kohën kur ai ishte përqëndruar në Mitrovicë, OZNA e arrestoi djalin e tij Asllanin 14 vjeçar. Rexhepi gjatë Luftës në Drenicë ishte pranë Shtabit të Komandantit Shaban Palluzhës, pasi aty përfunduan luftimet më 21-22 shkurt të vitit 1945 dhe ranë dy komandaantët: Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica, ai tani u bë veprimtar i shquar i LNDSH, mori pjesë në Kuvendin e Dobërdolit dhe në Kongresine Lypovecit. Së bashku me një grup luftëtarësh Rexhepi vazhdoi luftën 19-të muaj pas rënjes së Komandantit Shaban Palluzha, derisa organet ushtarake serbe e likuiduan bashkë me djalin e tij Asllanin, në malet e Çyçavicës… Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të tyre!…