Të shtunën, pritet të përurohet pikë kalimi i përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.
Në njoftimin e qeverisë në detyrë thuhet se hapja do të fillojë nga ora 11:00, dhe bëhet në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
“Ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë.
Kjo marrëveshje ësht tnënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive”, thuhet në njoftimin e qeverisë.