Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi konsiderohen tashmë zyrtarisht të divorcuar. Që prej orës 10:30 është duke u zhvilluar në Gjykatën Civile gjyqi për zgjidhjen martesore mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.
Në këtë seancë paraprake ku është parashikuar pajtimi mes palëve mësohet se i pranishëm ishte edhe vetë Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili prej tetorit 2024 mbahet në burg për llogari të hetimeve te SPAK. Meta është shoqëruar nga qelia e 313 me forcat e policisë së Burgjeve drejt gjykatës civile te Tiranës. Ndërkohë vetë Kryemadhi nuk u paraqit në Seancë por përfaqësohet nga avokati i saj mbrojtës Redi Llanaj.
Njoftimi i Gjykatës:
Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.
Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi :
Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K.