Ballina Politika PD “ndez motorët” për zgjedhjet e 11 majit, pamjet e mitingut në...

PD “ndez motorët” për zgjedhjet e 11 majit, pamjet e mitingut në sheshin “Nënë Tereza”. LaCivita flet si demokrat: Votoni Berishën, ktheni shpresën

38
0

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Chris LaCivita ka mbajtur fjalën e tij në mitingun hapës të opozitës, ku ka akuzuar mazhorancës për 12 vite dështime.

Ish-këshilltari i Trump deklaroi se socialistët, ashtu si në Amerikë nuk do të mund t’i mbyllin gojën opozitës, dhe ftoi të pranishmit që të votojnë Berishën nëse duan rikthimin e shpresës.

“Kush është gati ta bëjë Shqipërinë e Madhe. Në 2024 në SHBA, socialistët u përpoqën të burgosin Trump, por dështuan. Në 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin opozitën e tyre dhe do të dështojnë. Përse? Sepse nuk kanë të çfarë të thonë për 12 vitet e fundit. 12 vjet krime?

12 vjet drogë. Janë 12 vjet dështime ekonomike. Përse të votosh një parti që ka shkaktuar të gjitha problemet. Votoni Berishën. Ktheni shpresën”, tha Chris Lacivita.