Sali Berisha, gjatë çeljes së fushatës, ka hedhur akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe kandidatëve të PS-së duke thënë se janë peng të dosjeve dhe shpirtrave të tyre mëkatarë.
“Krahasojini këta deputetë, me Lubinë, me Damianim, me Bushkat. Ne jemi njerëz të besimit te vlerat, të besimit te liria, te Shqipëria, te Zoti. Njerëzit e besimit janë njerëz të pathyeshëm, njerëz të të pamundurave”, tha Berisha.
Berisha: Epërsia, forca jonë, janë të pakrahasueshme me krahun tjetër. Nuk ka krahasim. Ata janë peng të shpirtrave të tyre mëkatarë. Janë peng të dosjeve të tyre.
Krahasojini këta deputetë, me Lubinë, me Damianim, me Bushkat. Ne jemi njerëz të besimit te vlerat, të besimit te liria, te Shqipëria, te Zoti. Njerëzit e besimit janë njerëz të pathyeshëm, njerëz të të pamundurave.