Ballina Kronika Qarkullonte me armë zjarri rrugëve të Shkodrës, kapet në flagrancë dhe vihet...

Qarkullonte me armë zjarri rrugëve të Shkodrës, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari! Pistoleta dërgohet për ekspertim në laborator

38
0

Policia e Shkodrës ka vendosur në pranga një 44-vjeçari, pasi qarkullonte në makinë me armë zjarri.

I arrestuari Isak Mema, banues në Laknas, u lokalizuar në sheshin “Isa Boletini” nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë me një krehër me 14 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa pistoleta do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë.

Aksioni erdhi pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për 44-vjeçarin Mema dhe ndërhyrja u bë nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër.

“Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 44 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftoi policia vendore.

Më tej informohet dinamika e aksionit, ku në sheshin “Isa Boletini”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin qarkullonte Mema.

“Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë me një krehër me 14 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqarohet më tej.

Materialet për dosjen dhe hetimet i kaluan prokurorisë vendore.