Ish-modelja e njohur e Playboy dhe ish-partnerja e Travis Barker, Shanna Moakler, ka zbuluar të dashurin e saj të ri, përcjell Bota sot.
Moakler e ka quajtur atë “dhelpra e argjendtë”, duke zbuluar se bëhet fjalë për një aktor të njohur nga bota e Hollywood-it.
Ndonëse ende nuk ka zbuluar emrin konkret të partnerit, fansat janë të etur të mësojnë më shumë për lidhjen e re të Shannës, e cila ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e saj sentimentale dhe mediatike.
Në postimin e saj në rrjete sociale, Moakler u shfaq e buzëqeshur dhe e lumtur pranë partnerit të ri, duke dhënë sinjale se romanca e tyre po zhvillohet me shumë pozitivitet.