Ballina Sport Unitedi vendosë ta largojë yllin e skuadrës

Unitedi vendosë ta largojë yllin e skuadrës

19
0

Manchester United ka marrë tashmë një vendim të prerë në lidhje me merkaton e ardhshme të transferimeve: të ndahet me André Onana.

Portieri kamerunas, i cili erdhi nga Inter Milan me shpresën për t’u bërë një shtyllë në portën e “Old Trafford”, nuk ka përmbushur pritshmëritë. Përkundrazi, ai po zhvillon një sezon për t’u harruar, duke e shteruar durimin e drejtuesve dhe stafit teknik.

Që nga mbërritja e tij, Onana nuk ka arritur të tregojë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e pritur. Gabimet e tij, si në Premier League ashtu edhe në garat evropiane, i kanë kushtuar pikë të vlefshme skuadrës së Ruben Amorim, duke e vënë në qendër të kritikave.

Klubi tashmë ka filluar të ndërmarrë hapa konkretë dhe është i hapur për oferta për portierin afrikan.

Problemi, megjithatë, nuk është gjetja e një zëvendësuesi, por bindja e një klubi tjetër për të marrë përsipër pagën e lartë të tij dhe një tarifë transferimi që i lejon United të rikuperojë një pjesë të investimit të bërë.

Paraqitjet e Onanës e kanë ulur vlerën e tij në treg, duke e vështirësuar marrëveshjen.

Në “Old Trafford” nuk ka dyshime: Onana nuk është portieri i duhur për të ndërtuar një projekt fitues.

Koha e kamerunasit në Manchester duket se po i afrohet fundit dhe klubi është i vendosur ta kthejë faqen sa më shpejt. Vera e ardhshme do të jetë vendimtare.