Ballina Politika “35 sekonda fjalim”/ Kokalari për LaCivitan: Më në fund e kuptove se...

“35 sekonda fjalim”/ Kokalari për LaCivitan: Më në fund e kuptove se ç’po ndodh, duhet të justifikosh çekun e radhës

55
0

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka vijuar me replikat për Chris LaCivitan, këshilltarin amerikan të PD, i cili mori pjesë pasditen e së premtes në hapjen e fushatës së aleancës së Sali Berishës.

Pas komenteve se ai nuk është ‘sherifi’, siç është komentuar në rrjet, Kokalari shkruan me ironi se fjalimi i LaCivitës në Tiranë ishte brilant, por që zgjati vetëm disa sekonda.

Kokalari shprehet se fakti që ndryshoi fjalën nga ‘socialistët po persekutojnë Berishën’ në ‘persekutim të opozitës’ tregon se ai e ka marrë mesazhin se çfarë po ndodh në të vërtetë, ndërsa i përmend atij edhe çekun që ka marrë  nga Berisha, duke i thënë se ‘e kuptojmë se duhet të justifikosh çekun e radhës’.

“Fjalimi i Chris LaCivites brillant, me mesazhe te forta sepse e para dhe më e rëndëisshme – ishte vëtëm 35 sekonda, dhe fakti që ndryshoi msg nga ‘socialistët po persekutojnë Berishën’ – ne persekutim të opozitës, i tha të gjitha. Brillant, Chris – Brillant – e paske mbledhur veten dhe e ke kuptuar më në fund çfarë po ndodh…por hajde se e kuptojmë që duhet të justifikosh dhe ti çekun e radhës”, shkruan Kokalari.

Por nuk e lë më kaq. Në një tjetër postim, Kokalari shprehet se me 12 Maj Sali Berisha do të ikë njëherë e mirë në shtëpi. Sipas saj, atëherë do të hapet rruga që të tjerët të merren me Ramën.

“Në 12 maj, Sali Berisha ti do të ikësh në shtëpi, njëherë  e mirë – dhe ne të tjerët do merremi me Ramën. Ke mbaruar!”, shkruan aktivistja.

Sipas Kokalarit, është për të ardhur keq që ditën e djeshme, në hapjen e fushatës, kishte më pak njerëz se në Kuvendin e 11 Dhjetorit në vitin 2021.

“Përtej shakave, më vjen vërtet keq të shikoj që sot janë mbledhur shumë më pak njerëz se në Kuvendin 11 Dhjetorit të 2021 në Air Albania. Arsyeja qartazi sepse ishim akoma në valët e rilindjes së shpresës, të cilën e vratë këto tre vitet e fundit.”, ka shkruar Kokalari në një tjetër post.