Ballina Bota ​69 viktima pas motit të keq dhe stuhive jashtëzakonisht të forta në...

​69 viktima pas motit të keq dhe stuhive jashtëzakonisht të forta në shtetin lindor indian të Biharit dhe Nepalin fqinj

29
0

Të paktën 69 persona kanë vdekur këtë javë nga stuhitë jashtëzakonisht të forta në shtetin lindor indian të Biharit dhe Nepalin fqinj, thanë sot autoritetet.

Në Bihar, të paktën 61 persona humbën jetën mes të enjtes dhe të premtes, ndërsa në Nepal tetë persona të tjerë vdiqën nga rrufetë të mërkurën dhe të enjten.

Sipas zyrës lokale të Departamentit Meteorologjik Indian, shirat e dendur do të godasin sërish Biharin sot, raporton ANSA.

Vitin e kaluar, ekspertët paralajmëruan se ndryshimi i klimës po nxiste një rritje alarmante të goditjeve të rrufesë në Indi, të cilat vrasin më shumë se 1 900 njerëz në vit në vendin më të populluar në botë.

Rrufetë shkaktuan 101 309 vdekje midis viteve 1967 dhe 2020, me një rritje të madhe midis viteve 2010 dhe 2020, sipas një ekipi studiuesish të udhëhequr nga universiteti ”Fakir Mohan” në shtetin lindor të Odishas.