Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në takimin ku diskutohet programi elektoral, tha se ajo që e mban bashkë forcën politike që drejton, është dashuria për Shqipërinë dhe bindja dhe besimi se vendi ynë meriton më shumë.
Basha tha se Shqipëria meriton të ndahet me 12 vite dështime, krrupsion të Edi Ramës dhe qeverisë së tij, dhe ndarjen një herë e përgjithmonë nga kultura e pandëshkueshmërisë të 35 viteve tranzicion.
“Ajo që na mban bashkë në këtë udhëtim, në këtë rrugëtim është shumë më e madhe se gjithësecili prej nesh. Eshtë edhe më e madhe se shuma e të gjithë ne bashkë. Është më e madhe se Koalicioni Euroatlantik, është fuaqia e pamposhtme e dashurisë për Shqipërinë dhe bindja dhe besimi se Shqipëria meriton më shunmë, se Shqipëria meriton të ndahet me 12 vite dështime, krrupsion, e madhtrime të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Se Shqipëria meriton ndarjen një herë e përgjithmonë nga kultura e pandëshkueshmërisë, të të fortëve, duke nisur me politikënat e korruptuar e të pandëshkuar të 35 viteve tranzicion. Se Shqipëria pas më shumë se një gjenerate, një brezi të tërë tranzicion, meriton ta mbyll derën e tranzicionit dhe ta hap derën e progresit dhe integrimit” – tha Basha.