Xhensila Myrtezaj ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e saj. E njohur për zërin e saj të ëmbël, prezencën karizmatike dhe shpirtin pozitiv, Xhensila ka fituar zemrat e publikut shqiptar ndër vite, me këngë që janë kthyer në hite të padiskutueshme.
Në këtë ditë të veçantë, artistja ka marrë urime të shumta nga miq dhe kolegë të botës së muzikës, të cilat nuk ngurroi t’i ndante edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Me një karrierë të konsoliduar dhe projekte të suksesshme muzikore, Xhensila është kthyer në një nga figurat më të përfolura dhe më të ndjekura në mediat rozë shqiptare.
Por ndryshe nga vitet e shkuara, që ka bërë festë të madhe për ditëlindje, këtë herë, këngëtarja zgjodhi që të bënte një festë private.
Në rrjetet sociale munguan foto dhe video nga një festë, çfarë edhe konfirmoi faktin se këtë herë festimet kishin munguar. Në vend të kësaj, artistja kishte zgjedhur një ambient familjar, ku ta kalonte vetëm me familjen e saj dhe me miqtë e ngushtë.
Kujtojmë që këngëtarja Xhensila Myrtezaj pak muaj më parë finalizoi divorcin e saj nga Bes Kallaku, me të cilin ndan dy fëmijë, Ajkën dhe Amenin. Dhe teksa ishte e ftuar në një intervistë ajo u shpreh se arsye për këtë ndarje u bë mos komunikimi me aktorin e njohur.
“Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Kriza ka çdo çift në marrëdhënie. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”, u shpreh ajo.
“Në çift duhet bashkëpunim. Kërkohet punë nga të dy partnerët. Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Çdo ditë që kalonte kuptoja që po thyhej më shumë. Ndaj ishte një vendim i marrë nga unë”, u shpreh Xhensila.