Ballina Politika ‘Festojmë për Shqipërinë Madhështore’, Bardhi ironizon Ballukun me të rinjtë në Lushnje:...

‘Festojmë për Shqipërinë Madhështore’, Bardhi ironizon Ballukun me të rinjtë në Lushnje: Kërcejmë, por jo nga belaja

0
9

Drejtuesi politik i qarkut Fier, Gazment Bardhi, ka publikuar një video nga një aktivitet me të rinjtë në Lushnje, ku shfaqet duke festuar me ta në një atmosferë entuziaste. Ai thekson se të rinjtë po kërcejnë “jo nga belaja”, por për të ardhmen që sipas tij do të vijë pas zgjedhjeve të 11 majit.

“Festojmë për Shqipërinë Madhështore që po vjen pas 11 Majit!”, shkruan Bardhi në postimin e tij.

Ky reagim duket se është një thumbim ndaj ministres Belinda Balluku, e cila u shfaq sot duke kërcyer në sheshin “Skënderbej” gjatë hapjes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Tiranë. Përveç kërcimit, vëmendje mori edhe rripi i saj luksoz i markës Hermes, i cili kushton rreth 1200 euro.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu